Vjosa Osmani pritet me duartrokitje në Lipjan

Lipjan | 21 Maj 2017 | 18:35 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me duartrokitje e brohoritje është pritur Vjosa Osmani, nga anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një tubim në Lipjan.

Pavarësisht se ishte përfshirë në listë për deputetë në momentin e fundit, Osmani duket se gëzon përkrahje të madhe te anëtarësia e LDK-së.

Shumë aktivistë të kësaj partie, të mbledhur në një restorant në Lipjan, e kanë shfrytëzuar rastin të fotografohen e përshëndeten me gruan më të votuar në zgjedhjet e fundit.

Në tubim kanë folur kryetari partisë, Isa Mustafa, dhe kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti. Por jo dhe Osmani, megjithëse u kërkua nga disa.

Kryetari i Degës në Lipjan, Imri Ahmeti, tha se Vjosa do ta ketë rastin të flasë në tubime të tjera.

Të ngjashme