Vjosa Osmani publikon një fotografi me Klitschkon

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar dje me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave që po mbahet në Potsdam të Gjermanisë.

E në një foto të përbashkët të realizuar atje, shihet edhe ish-kampioni i peshave të rënda në boks, ukrainasi Wladimir Klitschko.

Ndryshe, presidentja Osmani dje njoftoi për takimin me kancelarin gjerman.

Ajo në një postim në Facebook tha se tema kryesore e takimit ishte liberalizimi i vizave dhe finalizimi sa më i shpejtë i këtij procesi.

Të ngjashme