Vjosa Osmani reagon pas letrës së Bidenit për Vuçiqin: Kjo qasje ka munguar

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani e ka mirëpritur qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, të shprehur në letrën që ai ia dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku i kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Mirëpres qëndrimin e presidentit Joe Biden në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Është e qartë se rruga e vetme në dialog është marrëveshja për njohje. Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet për përfundim të suksesshëm”, ka shkruar ajo në Twitter.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. 

Të ngjashme