Vjosa Osmani s’e nis mirë si kryeparlamentare, opozita e cilëson arrogante

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shënuar sot dështimin e parë në seancën e parë parlamentare, pasi qysh në zgjedhjen e saj në krye të legjislativit e filloi duke injoruar partitë opozitare të cilat as nuk i ftoi për pjesëmarrje në seancën e 3 shkurtit kur u zgjodh kryetare.

Në seancën e sotme ku në rend ishte votimi i përbërjes së komisioneve parlamentare e ku parashihej votimi me 80 vota pro për caktimin e numrit të komisioneve nga 16 në 14, opozita doli kundër duke shënuar kështu dështimin e parë të Vjosa Osmanit si kryetare Kuvendi.

Deklarimi kundër i deputetëve të opozitës në këtë seancë u arsyetua nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se ky dështim i Vjosa Osmanit vjen si rezultat i arrogancës së saj dhe sjelljes jo të dinjitetshme të saj.

Ai tha se pa një bashkëpunim korrekt dhe pa krijimin e kohezionit të brendshëm politik.

Të ngjashme