Vjosa Osmani s’ka shkuar në mbledhjen e LDK-së ku do të vendoset për kandidatin për kryeministër

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Gati një orë i ka që ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK-së, ku do të vendoset për emrin që kjo parti do të propozojë për kryeministër.

Në takim ende nuk ka shkuar nënkryetarja e partisë dhe kryeparlamenarja, Vjosa Osmani.

Osmani është deklaruar kundër një koalicioni me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

Ditë më parë ajo madje ka deklaruar se ka disa herë që nuk janë duke i bërë ftesë në mbledhje të partisë.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është i propozuari i parë i partisë me nominimin e të cilit janë dakorduar edhe strukturat.

Megjithatë, Mustafa ende nuk ka vendosur se a do të jetë i nominuari për kryeministër.

Përveç Mustafës, ambicie për të marrë këtë post ka shprehur dje edhe nënkryetari tjetër i partisë, Lutfi Haziri.

Haziri tha se ka disa kushte nëse partia ia kërkon që të jetë kryeministër.

Gjithashtu, janë përmendur edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Avdullah Hotit dhe Kujtim Shalës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme