Vjosa Osmani sqaron pse shkoi bashkë me Kurtin për t’u regjistruar si deputete

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar për fotografinë ku shihet ajo teksa regjistrimin si deputete në Kuvendin e Kosovës e bën bashkë me liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo ishte thjesht një koincidencë, shkruan lajmi.net.

Ajo thotë të ketë shkuar të regjistrohet në kohën që i është sugjeruar nga administrata e Kuvendit .

Sipas saj,  mesazhet politike që ajo do t’i japë, i bën të qarta brenda organeve të partisë, e jo nëpërmjet fotografive.

Postimi i plotë:

Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.
Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.
Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së.

Të ngjashme