Vjosa Osmani: Thaçi nuk ka folur në emër tim kur ka përmendur 91 deputetët

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit të vendit, i cili në takimin e sotëm konsultativ me partitë parlamentare deklaroi se 91 deputetë janë që të krijohet një Qeveri e re në vend.

Osmani i ka reaguar kësaj deklarate duke thënë se presidenti Thaçi nuk ka folur në emër të saj.

Ajo po ashtu e ka përmendur edhe marrëveshjen e 13 prillit të 2013, e cila më 22 prill të atij viti kishte shkuar në Kuvend për votim.Sipas Osmanit ajo marrëveshje krijoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe i legalizoi strukturat kriminale në veri.

Ky është shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime

Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti njëjti, tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen. #JoNëEmrinTim

Të ngjashme