Vjosa Osmani vazhdon takimet me zyrtarë të lartë në Gjermani

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka pasur disa takime në saje të vizitës disa ditore në shtetin gjerman.

Osmani ka bërë të ditur se ka pasur konsulta e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, ku është takuar me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU-së, me përfaqësues të kancelarisë së MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Diskutime të frytshme me deputetët Peter Beyer, Christian Schmidt, Volkmar Klein e Karl Lammers; me zyrtarët e zyrës së Kancelares, Matthias Luttenberg e Alexander Jung; me Sekretarin për Marrëdhenie me Jashtë të CDU-së, Bertil Wegner dhe Këshilltarin për Marredhenie me jashtë të CDU/CSU, Hans Joachim Falensk”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Konsultime e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU, me përfaqesues…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Mittwoch, 11. Dezember 2019

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme