Vjosa Osmani: Vrasja e Ukë Bytyqit, mallkim për të pabesët që kryen të gjitha vrasjet politike

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Ukë Bytyqin për të cilin tha se u vra pabesisht.

Ajo tha se vepra e tij dhe shumë bashkëveprimtarëve të tij që u vranë në kohë lirie do të mbetet udhërrëfyes.

Ja postimi i saj i plotë:

“Sot nderuam Ukë Bytyqin, i cili u vra pabesisht 17 vjet më parë, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyqi.
Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërkaq dhimbja e familjeve të tyre do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike”.


Të ngjashme