Vjosa përdor emrin e Ibrahim Rugovës në fushatë, familja e tij e bojkoton

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Vjosa Osmani ka filluar ta përdorë emrin e Ibrahim Rugovës në fushatë zgjedhore, me deklarime dhe me slogane, njësoj siç kanë vepruar më parë figurat tjera në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke llogaritur se i përkthehet në mbështetje e vota.

Por, Kandidatja e LDK-së për Kryeministre duket qartë se po bojkotohet që nga fillimi nga Familja Rugova.

Osmani ka vizituar të premten Degën e LDK-së në Velani të Prishtinës, e cila mban emrin “Ibrahim Rugova”, ndërsa aty nuk është parë asnjë anëtar i Familjes së Presidentit Rugova.

“Me të drejtë secili fjalim që fillon në këtë Degë duhet të fillojë me peshën historike, sepse Dega jonë mban emrin e Presidentit historik”, ka thënë Osmani në këtë takim.

Ukë dhe Teuta Rugova, që më parë ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës, kësaj radhe janë përjashtuar nga lista për deputetë e LDK-së.

Asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për publikun lidhur me këtë.

Të ngjashme