Ballkani Perëndimor, sfidat dhe perspektivat – një këndvështrim nga Mali i Zi

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 13:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Republika e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi duhet të vazhdojnë  bashkëpunimin bilateral dhe të fokusohen në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian. Këtë mesazh e ka dhënë sot në Prishtinë, Miodrag Vlahoviq, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, njëherësh ish-ambasadori i këtij shteti në Washington.

Porosinë për të dyja vendet, ish ministri Vlahoviq, e ka dhënë në një ligjëratë të organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku temë diskutimi ishte, “Ballkani Perëndimor, sfidat dhe perspektivat: një këndvështrim nga Mali i Zi”.

Derisa ka folur për raportet e mira ndër fqinjësore, Vlahoviq ka theksuar se në të mirë të të dyja shteteve, Kosova dhe Mali i Zi, duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre në marrjen e iniciativave të përbashkëta që kanë për qëllim përshpejtimin e procesit integrues në Bashkimin Evropian.

Në këtë ligjëratë është diskutuar edhe për tema tjera sa i përket bashkëpunimit rajonal në interes të integrimit evropian. Ai është përgjigjur në pyetjet e shumta të audiencës, e cila përbëhej nga përfaqësues të korit diplomatik, zyrtarë të MPJ-së, përfaqësues të institucioneve tjera si dhe të  shoqërisë civile.

Të ngjashme