Vllahiu: Kodra e Trimave është lënë në gjendje të rëndë nga të gjitha qeveritë

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 13:50 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, fushatën e tij e ka zhvilluar në lagjen “Kodra e Trimave”, ku premtoi që kjo zonë do të jetë prioritet i qeverisjes së ardhshme nëse do të fitojë betejën për kryetar.

Ai ka thënë se kjo lagje është lënë në gjendje të rëndë nga të gjitha qeveritë, raporton EkonomiaOnline.

“Kjo është pjesa e qytetarit më e pazhvilluara, është pjesa që është lënë për turp prej të gjithëve e posaçërisht prej nivelit komunal. Ne kemi ardhur jo vetëm që të flasim me qytetarin e Prishtinës të zonës së Kodrës së Trimave por kemi ardhur të ju themi se në këtë pjesë të qytetit do të bëhen investimet më të madha në katër vitet e ardhshme”.

“Me qeverisjen tonë do të ketë më shumë mirëqenie për këtë pjesë, posaçërisht do të ketë rregullim të infrastrukturës, do të ketë rregullim të trafikut urban, do të ketë një zonë ekonomike të posaçme që do të ndërtohet në këtë pjesë në të cilën do të ketë punësim dhe prodhim”, premtoi Vllahiu.

Të ngjashme