Vllahiu me autobus takon hajvaliasit, koha të përfundojë kjo qeverisje

Hajvali | 02 Tet 2017 | 19:10 | Nga Valbona Bytyqi

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar Hajvalinë dhe është takuar me banorët të cilët kanë shprehur vështirësitë me të cilat përballen.

Ai banorëve të Hajvalisë iu ka kërkuar që të votojnë atë për kryetar duke iu thëne se ka ardhur koha që kryeqyteti të qeveriset sëbashku me qytetarët.

Pas vizitës, Vllahiu gjithashtu ka thënë se është koha që të përmirësohet gjendja në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se është koha që të përfundojë kjo qeverisje në Prishtinë.

Vllahiu për të shkuar në Hajvali ka përdorur trafikun urban.

Të ngjashme