Vllahiu: Përkujdesja për secilin qytetar është përgjegjësi

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 13:59 | Nga

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Shoqatën “Klubi Dëshira”, e cila merret me rehabilitimin e personave me probleme mendore-intelektuale.

“Përkujdesja për secilin qytetar të komunës është jo vetëm obligim, por edhe përgjegjësi”, ka shkruar Vllahiu, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Gjithëpërfshirja është thelbi i shoqërisë dhe na duhet punë shumë për të qenë me secilin qytetar e në veçanti për t’u përkujdesur për personat me aftësi të kufizuar për t’ju ofruar atyre mundësinë dhe hapësirën që të jenë pjesë e barabartë në shoqëri”, ka theksuar Vllahiu.

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 5 people, indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme