Vllahiu premton dyfishim të buxhetit për kulturë e art

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 18:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Vllahiu, vizitoi qendrën e Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale “ETNO FEST”, në fshatin Kukaj të Prishtinës.

Vllahiu premtoi zhvillim të hovshëm të kulturës në zonën e Gollakut dhe ruajtjen e vlerave tradicionale, pasi sipas tij kultura dhe arti mbeten dy fusha të pazhvilluara, raporton EkonomiaOnline.

“Prishtina ka mbet mbrapa në investime posaçërisht në mbrojtjen e kulturës dhe të artit. ETNO FEST-i është një prej festivaleve më të njohura në Kosovë i kulturës dhe artit. Prishtina duhet patjetër të rikthehet në skenën e brendshme dhe ndërkombëtare si qendër e kulturës dhe traditës”, u shpreh ai.

Vllahiu premtoi investime të dyfishuara në fushën e kulturës dhe artit.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: 1 person, beard

Të ngjashme