Vllahiu premton Zonë Ekonomike për Kodrën e Trimave

Prishtinë | 14 Tet 2017 | 18:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vazhduar vizitat nëpër lagje të Prishtinës për t’u njohur më afër me problemet me të cilët përballen kryeqytetasit.

Vllahiu, të shtunën, vizitoi lagjen Kodra e Trimave ku eci këmbë dhe bashkëbisedoi me qytetarë.

Për këtë lagje, ndër më të pazhvilluarat në Prishtinë, Vllahiu premtoi ndërtimin e një zone ekonomike, që sipas tij do të rrisë punësimin e ulje taksash, raporton Ekonomia Online.

“Zona ekonomike në Kodrën e Trimave ka për të filluar prodhimin dhe për të ofruar mundësi punësimi. Në partneritet publiko-privat. Qendër të rinisë dhe qendër rekreative për ta ndryshuar këtë gjendje që mbretëron këtu. Një jetë më të dinjitetshme me infrastrukturë të zhvilluar”, tha ai.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po ashtu, premtoi riciklimin e mbeturinave, jo vetëm në këtë lagje por në tërë Prishtinën.

“Jemi duke shqyrtuar mundësinë që me ekspertë që të bëjmë reciklimin e mbeturinave në tërësi jo vetëm një herë brenda ditës dhe vetëm një kompani. Por disa herë brenda ditës nga kompani të ndryshme”, tha ai.

“Janë humbur shumë mundësi dhe shans për qytetarin e Prishtinës. Do ta ndryshojmë këtë politikë të mosbërjes me hapjen e perspektivës për të gjithë, për rininë në veçanti… Shumë punë për ta bërë Prishtinën e qytetarëve”.

Image may contain: 1 person, standing, mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, smiling, car and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Lexo më shumë:

Të ngjashme