Vllahiu: Prishtinës po i kthehet prona e saj dhe dinjiteti

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 10:04 | Nga

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Arbër Vllahiu ka mirëpritur propozimin që “Pallati i Rinisë” të kaloj në menaxhimin e Komunës së Prishtinës. Vllahiu është shprehur se Prishtinës po i kthehet prona e saj dhe dinjiteti.

“Prishtinës po i kthehet prona e saj dhe dinjiteti. Pas projekt-Ligjit për Prishtinën, qeveria Haradinaj merr vendim për t’i kërkuar Kuvendit që ta heq Pallatin e Rinisë prej kompetencave të AKP dhe ta autorizojë Qeverinë për ta regjistruar si ndërmarrje publike nga ajo shoqërore. Pallati do t’i kthehet qytetarëve të Prishtinës. Edhe në fushatë para zgjedhore kemi premtuar se e bëjmë Prishtinën kryeqytet. Urime Prishtinë”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme