Vllahiu takon qytetarët e Kolovicës, bisedon për problemet e përditshme

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 16:43 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, sot ka vizituar lagjen Kolovicë, ku ka folur me banorët dhe bizneset lidhur me problemet qe ata i hasin çdo ditë.

Arbër Vllahiu tha se që në ditët e para të qeverisjes së tij do të bëjë një analizë të thukët të punëve që janë bërë në kryeqytet dhe atyre që nuk janë bërë.

Ai tha se në programin e tij qeverisës ka projektet të cilat japin zgjidhje të këtyre problemeve, raporton Ekonomia Online.

Vllahiu theksoi se qeverisja aktuale është kujdesur vetëm për lagjet të cilat i ka militantët e saj, ndërsa ka lënë anash shumë lagje të Prishtinës.

Të ngjashme