Vllahiu: Do të sigurojmë fond për fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 10:38 | Nga Donika Osmani

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Arbër Vllahiu, vizitoi koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, KOMF. Ky takim kishte për qëllim bisedimin për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe për fëmijët e lënë pas dore.

Vallahiu ka premtuar se do të sigurojë fond të për fëmijët me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka përkujdesje, për fëmijët me aftësi të kufizuara, nuk kam ardhur të politizojë asgjë, kam ardhur drejtpërdrejt për ndihma ndaj fëmijëve tanë, e ardhme e mirë për ta bëhet kur ne ja bëjmë atë të mirë, është paraparë një pjesë për përkujdesje për fëmijët, do të krijojmë fond të veçantë për fëmijët, fond që nuk do të lejojë që fëmijët mos të mbesin në mëshirën e fatit”.

“Duam të vendosim rregull një herë e përgjithmonë, me të gjithë, me elementet e sigurisë, do të krijohet policia komunale në përkujdesje që në çdo kënd te Prishtinës po krijohen probleme. Në fushën e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuar, do të shtojmë personelin, inspektimin, dhe një mjek në shkolla”.

Poashtu Vllahiu nënshkroi edhe dokumentin e zotimit për pëmbushjen e obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive karshi fëmijëve.

Drejtoresha e KOMF, Donjeta Kelmendi, theksoi se fëmijët veçanërisht me nevoja të veçanta kanë shumë pak përkujdesje nga komuna.

“Problem është transporti për fëmijët me aftësi të kufizuar, mungesa e asistentëve për të ju ndihmuar, këta fëmijë mund të bëjnë për fëmijët shumë në Kosovë, ngritja e kapaciteteve tek mësimdhënësit që kërkojnë më shumë specializim, planet individuale për fëmijët, që do të ndihmonin mbështetjen në arsim për fëmijë me aftësi të kufizuara”.

Të ngjashme