Vllahiu vazhdon fushatën “dorë më dorë” në Matiqan

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 09:51 | Nga

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vazhduar takimet me qytetarë në kryeqytet.

“Me qytetarin e Prishtinës në secilen pjesë të qytetit. Dorë më dorë, në lagjen Matiqan, për t’ia kthyer shpresën e humbur dhe perspektiven. Kur neglizhohet qytetari, kur i mohohet e drejta për të pas qasje të plotë në çdo shërbim: infrastrukturë rrugore, insfrastrukturë, objekte shkollore, çerdhe”, ka shkruar Vllahiu në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij, është emergjente që Prishtina të trajtohet në mënyrë të barabartë në çdo kënd të qytetit.

Ai ka premtuar transparencë nëse e merr besimin. “Zyra e kryetarit do të jetë e hapur çdo të shtunë, vetëm për qytetarët. #PërPrishtinën e dinjitetshme”, ka shkruar Vllahiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme