Vllahiu vizitoi Bashkësinë Islame në Prishtinë

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 12:53 | Nga

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Vllahiu, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, për  të biseduar për çështjet e ndërlidhura me punën dhe veprimtarinë.

“Për t’i përkrahur dhe gjetur zgjidhje të përbashkëta për të gjitha objektet fetare, pasuri dhe vlerë e qytetit. Një trashëgimi jo vetëm fetare por edhe kulturore e historike e kryeqytetit dhe gjithë Kosovës”, tha Vllahiu.

“Shqetësimet e problemet e tyre, janë shqetësime dhe çështje të përbashkëta. Kryeqyteti ka trashëgimi dhe atë duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë”, u shpreh Vllahiu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme