Vllahiu viziton lagjen “e lënë pas dore”, premton trajtim të barabartë

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 10:54 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu, në kuadër të aktiviteteve elektorale, vizitoi sot lagjen “Ramiz Sadiku” në kryeqytet.

Vllahiu u njoftua nga kryetari i lagjes, Sejdi Ahmeti, për problemet me infrastrukturë, kanalizim, parkingje etj. në këtë lagje, raporton Ekonomia Onilne.

“Prej kur është zgjedhur Shpendi kryetar premtime na ka dhanë, po asgjë nuk është bërë. Kemi probleme me kanalizim, kemi nevojë të rregullohet komunikacioni, i kemi shenjat e parkingut vetëm për banorë të lagjes, por mbushet plot kerre këtu”, tha Ahmeti.

Ndërsa Vllahiu, tha se Prishtina ka nevojë për planifikim më të mirë urban.

Ai tha se ka lagje të lëna pas dore, si kjo. “Lagjet si kjo e qendrës së Prishtinës ‘Ramiz Sadiku’, kanë nevojë për trajtim më ndryshe. Edhe përmes zgjidhjeve ligjore për pronësinë, edhe në trajtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit e rregullimit të trafikut si dhe parkingjeve”.

Vllahiu u zotua se si kryetar do t’i trajtojë njësoj të gjithë qytetarët e Prishtinës, duke ua kthyer dinjitetin.

“Kemi nevojë të zhvillojmë  plan urbanistik të mirëfilltë që do të kthejë në një gjendje normale lagjen. Qytetarët e Prishtinës kanë nevojë qe të kenë  kanalizim, ujësjellës, infrastrukturë”, u shpreh ai.

Image may contain: 2 people, people sitting

No automatic alt text available.

Image may contain: one or more people, shoes and outdoor

 

 

Të ngjashme