Vllahiu viziton Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, u premton heqje të tatimeve e punësim

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 13:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vizitën në organizatat e dala nga lufta, kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, e përfundoi në Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve.

Naser Pacolli, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, tha se shpreson që bashkëpunimi me komunën e Prishtinës të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve lokale.

Ndërsa Arbër Vllahiu theksoi se këto kategori duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe më të barabartë, raporton Ekonomia Online.

“Punësimi, çështja e taksave, lirimi nga pagesa për biletat e autobusëve, çështja e shëndetësisë do të jenë prioritet”, tha Vllaiu.

Ai shtoi se këto kategori do të kenë prioritet në punësim dhe nuk do të jenë të neglizhuar nga shoqëria.

Të ngjashme