Vlora Çitaku ”i reagon” gazetarin britanik: I di unë burimet tuaja, megjithatë mbetesh spekulant

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka ndërhyrë në debatin midis të Dërguarit Special të Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe gazetarit e analistit britanik, Tim Judah

Çitaku i ka reaguar ashpër Judës në Twitter, duke i thënë spekulant, madje e paralajmëron se burimet e tij nuk janë të besueshme më, pasi që ky i fundit tha se në takimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vucic, është bërë një marrëveshje e madhe.

“Me gjithë respektin për ty Tim, deklarata e juaj është shumë spekulative. Unë e di kush është burimi i juaj, por mund të ju them që tani se është një burim jo i besueshëm”, i ka reaguar Çitaku, Tim Judës.

Po ashtu edhe Grenelli i ka reaguar Judës duke i thënë se ju nuk dini çfarë po flisni dhe se askush nuk është ngutur në asnjë marrëveshje të madhe, duke i quajtur edhe ai, qëndrimet e britanikut spekulime.

“E gabuar, ju nuk po e dini çfarë po flisni. Askush nuk është duke u ngutur dhe nuk ka asnjë marrëveshje madhështore, jeni duke spekuluar”, thuhet në reagimin e Grenellit.

Juda kishte shkruar se në Shtëpinë e Bardhë është bërë një marrëveshje madhështore në mes të Thaçit dhe Vuçit.

“Ne mund të jemi duke u afruar në një ngërç në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, pas takimit të djeshëm në mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq. Njerëzit si Richard Grenell dhe Trump dëshirojnë të kenë sa më shpejt një marrëveshje madhështore”, ka shkruar Juda në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme