Vlora Çitaku reagon pasi PDK-ja shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, e ka përshëndetur vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së më 3 korrik, në prag të zgjedhjeve lokale.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka thënë se në një demokraci të shëndoshë, roli i opozitës është i rëndësishëm.

“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë. Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Ajo ka shprehur respektin e saj për ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhajn, duke thënë se në momente të vështira e mori nën udhëheqësi këtë parti.

PDK ka vendosur të mbajë Konventën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri më 3 korrik.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut:

PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë.

Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme.

Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo

Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në.

Na priftë e mbara!

Të ngjashme