Vlora Dumoshi: Mbetem ajo që isha deri sot, e përkushtuar në detyrat e mia

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar me rastin e marrjes së detyrës Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Dumoshi përmes llogarisë së saj në facebook, është shprehur se ajo do të mbetet e përkushtuar në detyrat e saj.

”Miq,të gjithëve ju jam mirënjohëse për urimet tuaja të sinqerta e aq dashamirëse. Besoj që e dini se nuk kam mundësi t’i përgjigjem secilit veç e veç, prandaj po u them që të gjithëve këtu: JU FALEMDERIT PËR URIMET TUAJA!
Unë do të mbetem ajo që isha deri sot, e përkushtuar në detyrat e mia dhe në rrugën e trashëguar.
E juaja Vlora!”

Të ngjashme