Vlora Dumoshi ndër gratë me të votuara në LDK

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Vlora Dumoshi është një nga kandidatet për deputete të LDK-së që ka fituar besimin e qytetarëve dhe ka marrur votat e mjaftueshme për tu bërë deputete.

Dumoshi raportohet se ka siguruar votat për tu bërë deputete akoma pa u numëruar votat e disaporës dhe ato me kusht.

Pjesë e Kuvendit përveç Vlora Dumoshit do jenë edhe ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami dhe ish-deputetja Marigona Geci.

Vlora Dumoshi, Hykmete Bajrami dhe Marigona Geci janë gratë më të votuara nga lista e deputetëve të LDK-së.

Gjatë Qeverisë Hoti, Dumoshi ishte ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ishte një nga ministret më të vlerësuara për punën e bërë në dikasterin e saj.N

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind

Të ngjashme