Von Cramon fton liderët kosovarë ta vizitojnë pjesën veriore

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia të përafrojnë pozicionet e tyre në dialog në javët e ardhshme.

Në një konferencë për media ajo deklaroi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurit, për dialogun në përgjithësi, dhe jo për ndonjë çështje specifike.

Pos kësaj Von Cramon ka kritikuar sërish Francën dhe presidentin Emmanuel Macron për qëndrim skeptik për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Një qëndrim i tillë është për keqardhje”, tha mes tjerash politikanja gjermane.

Qysh me mëngjes të martën Von Cramon ka vizituar Zveçanin dhe Mitrovicën.

Nga veriu raportuesja u ka bërë thirrje liderëve kosovarë të “thyejnë akullin” e të vizitojnë këtë pjesë të Kosovës përkundër hezitimit apo pohimit se nuk janë të mirëseardhur atje.

“Ata duhet të bëjnë një ofertë . Ata flasin serbisht dhe e dinë që disa njerëz nga lidershipi janë nga Mitrovica. Prandaj mendoj që është shumë e lehtë që të zgjatet dora e bashkëpunimit për njerëzit në këtë pjesë”, tha për Klan Kosova, Viola Von Cramon.

LEXO EDHE:

Të ngjashme