Von Cramon mban konferencë, për vizat dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, do të mbajë konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Von Cramon do të paraqesë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, posaçërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 09:30 në në Shtëpinë e Evropës, në Prishtinë.

Të ngjashme