Von Cramon në Parlamentin Evropian: Koha që BE-ja të mbajë premtimin e heqjes së vizave për Kosovën

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Viola von Cramon, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, ka mbajtur një fjalim në seancën plenare teksa ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Ajo ka bërë thirrje që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi në të kundërtën “po humbim besimin e qytetarëve të Kosovës”.

“Nëse nuk i përmbushim premtimet tona, ne do të humbasim kredibilitetin dhe besimin. Është koha e duhur që Këshilli ta mbajë më në fund premtimin për liberalizim të vizave. Unë absolutisht ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës, do të doja që Parlamenti Evropian të mund të vendos për këtë çështje”, pohoi ajo.

Raporti i saj në Parlamentin e Evropës gjithashtu inkurajon Kosovën të vazhdojë reformat e brendshme, transmeton Telegrafi.

“Raporti gjithashtu inkurajon Kosovën të bëjë më shumë përpjekje për çështje të ndryshme të brendshme dhe lokale. Midis tyre tema si ndryshimi i klimës, politika arsimore, dhuna me bazë gjinore, për të përmendur vetëm disa … Qeveria e Kosovës duhet të kalojë reformat dhe zbatojë ato vazhdimisht”, shkroi ajo në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme