Vonesat në certifikimin e rezultateve, pasojë e reformës së munguar zgjedhore

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 07:58 | Nga

Vonesat në shpalljen dhe certifikimin e rezultateve zgjedhre janë pasojë e reformës së munguar zgjedhore, për të cilën partitë politike nuk kanë pasur asnjëherë vullnet t’i shkojnë deri në fund.

Kështu kanë thënë njohës të sistemeve zgjedhore, sipas të cilëve ky aktuali në Kosovë është i ndërtuar në atë mënyrë që pamundëson shpallje të shpejta të rezultateve finale, shkruan sot Koha Ditore.

Valmir Ismaili nga “Demokraci Plus” (D+) ka listuar disa prej shkaktarëve që po pamundësojnë shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Edhe pse sistemi zgjedhor i ndërtuar në Kosovë, përkatësisht mënyra e administrimit të zgjedhjeve është e tillë që pamundëson shpallje të shpejta të rezultateve finale, megjithatë sipas Ismailit, ka mënyra se si do të mundë të shkurtohej kjo kohë e gjatë nga shpallja preliminare e zgjedhjeve deri te certifikimi i tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme