Vonohet shqyrtimi i Platformës, kërkohet të adresohen defektet thelbësore

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Tek javën e ardhshme do të hyjë në procedurë të Kuvendit shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, dokument ky i trumbetuar nga delegacioni se do të miratohet së shpejti.

Delegacioni ka finalizuar dokumentin javën e kaluar, por ai u është shpërndarë deputetëve këtë të mërkurë. Ndalesa e parë e dokumentit do të jetë në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme.

Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se të hënën ka thirrur mbledhjen për ta shqyrtuar Platformën. Në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror, shkruan Koha Ditore.

Mbështetur në rregulloren e Kuvendit, Platforma nuk mund të dalë në seancë pa kaluar dy javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme