Vota serbe për demarkacion varet nga dialogu i Brukselit

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 08:15 | Nga

Epilogu i takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktues në vendimin e Listës Serbe rreth votës së tyre në Kuvend për demarkacionin me Malin e Zi.

Burime të gazetës kanë thënë se, partitë në pushtet presin që takimi të jetë “produktiv” në mënyrë që Beogradi t’i japë “izë” listës Serbe për ta ratifikuar Marrëveshjen. Kërkesë e deritashme e serbëve ka qenë nisja e angazhimeve për themelimin e Asociacionit, pa vonesa të mëtejme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Delegacioni i Kosovës në Bruksel kryesohet nga Avni Arifi, i cili njëkohësisht është këshilltar i lartë i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

I pyetur për “kushtet” e Listës Serbe, Arifi ka refuzuar të komentojë me arsyetimin se “jemi dakorduar që Maja Kocijançiq të jetë personi i vetëm që flet me media”, derisa pyetjen e ka quajtur “paranoike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme