Votat e grave demokrate përcaktuese të fitores së PDK-së

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Gruaja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral me kandidatët e PDK-së në Prizren, në të cilin tubim kanë marrë pjesë të gjithë kandidatët e PDK-së nga Prizreni. Me një fjalë rasti kandidatëve iu drejtua Laura Guguli, e cila theksoi se sot është më e privilegjuar kur është në mesin e shumë demokrateve, të cilat tashmë janë zotuar se do ta bëjnë më madhështore fitoren e PDK-së.

Ymran Fusha, në fjalën e saj para grave demokrate ka theksuar se gruaja shqiptare kur dëshiron të arrijë diçka ajo ia arrin dhe merret edhe me biznes, edhe me politike, sepse siç ka thënë Sami Frashëri gruaja është shtylla e familjes e unë po shtoj se është shtylla e kombit dhe është e gjithanshme.

Luljeta Veselaj- Gutaj, duke folur për rolin e gruas në politikë, ka theksuar se zëri i grave përmes PDK-së, është më i fuqishëm se kurrë, sepse zëri jonë jo vetëm se dëgjohet në parlament, por në PDK është zë që vendos, është zë që respektohet.

Bear Berisha në fjalën e tij ka falënderuar kontributin e nënave dhe ka shtuar:”Sot më shumë se kurrë gjatë kësaj fushate jam i emocionuar, sepse kur ju shoh juve, kam parasysh sakrificën e nënës sime e cila me mund na rriti dhe edukoi, që ta duam atdheun, ta ndërtojmë shtetin, për të cilin ra burri i saj. Këshilla e saj, për mua është ligj, andaj kam bindjen se ligje janë edhe këshillat tuaja, për bijtë e vëllezërit tuaj, që ta përkrahin sa më masovikisht Partinë Demokratike të Kosovës. Urime fitorja, e cila do të jetë më bindësi falë kontributit tuaj!”

Kadri Kryeziu, duke folur për kontributin e gruas ka theksuar se gratë kanë bartur barrën kryesore të lirisë, të ndërtimit të shtetit, sepse po të mos ishin ato me kontributin e tyre ne nuk do të ishim sot të lirë. Andaj, vota e juaj për PDK-në është vulë e fitores.

Ndërsa Kujtim Gashi , ka theksuar se kontributi i femrave e ka bërë Kosovën që të dëgjohet zëri i saj edhe në ato vende ku nuk e kanë njohur. Femra shqiptare sot njihet në gjithë botën në fushën e kulturës, sportit dhe janë emra që renditen të parat në botë, ashtu siç renditen të parat në Kosovë dhe në PDK, për nga kontributi i tyre.

Urata Tahiri, duke ju drejtuar grave demokrate ka theksuar se femrat shqiptare nuk janë më si më parë , që kanë qenë vetëm amvise, ato sot janë të zonjat në çdo profesion. Zëri i tyre sot dëgjohet më shumë se kurrë.

Gratë Demokratike me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe Dhurata Hoxha, ministre në detyrë për Integrime Europiane, e cila ka potencuar se pa PDK-në proceset nuk do të ecin përpara. Kosova do të ishte shumë mbrapa dhe nuk do ta gëzonte mbështetjen e përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare. Andaj për ta fuqizuar edhe më shumë rolin e PDK-së, presim që më 6 tetor ta votoni fuqimisht PDK-në.

Në fund të takimit Shaqir Totaj, shef i Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës ka theksuar se PDK-ja ka falënderuar Gruan Demokratike dhe ka kërkuar që masovikisht ato t’i votojnë kandidatët gra në listën e PDK-së. Ai në mes tjerash ka theksuar se në përgjithësi në Kosovë kemi numër më të madh të votuesve nga bota femërore, por në zgjedhje gjithmonë rezulton që femra të dalin në votim më pak, andaj për ta fuqizuar fitoren e PDK-së, duhet që më 6 tetor të dalin në mënyrë sa më masovike gratë në zgjedhje dhe të votojnë për qeverinë që i hap perspektivë vendit e jo për një qeverisje, që e izolon vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme