Votimi nga diaspora, KQZ-ja i përfshinë në listë votuese edhe ata që nuk u lajmëruan në telefon

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 17:48 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që aplikuesit nga jashtë vendit të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, por të cilët akoma nuk janë telefonuar për verifikim nga KQZ-ja, të përfshihen në listë votuese, raporton Ekonomia Online.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i personave që kanë aplikuar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 102 mijë e 100.

Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt, ndërsa falënderoi diasporën për interesimin e jashtëzakonshëm për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Gjithashtu, ajo falënderoi mërgatën për mirëkuptimin e tyre për punën e KQZ-së në afat kaq të shkurtër kohor.

Daka bëri të ditur se më shumë se 80 mijë persona janë lajmëruar në telefon, por e drejta e votës nuk do t’i mohohet askujt, as atyre që nuk janë lajmëruar në telefon.

Ndërsa, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi ka thënë se KQZ-ja s’ka mundur të respektoj afatet e veta për certifikim të listës dhe s’ka mundur të respektoj afatin për votim.

Daka në replikën ndaj Kurteshit ka thënë se KQZ-ja s’ka shkelur afatet ligjore pasi sipas saj aprovimi i listës së votueseve sipas planit operacional  ka qenë e paraparë më 2 shkurt.

Burim Ahmetaj, kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se pas publikimit të listës së votueseve të gjithë ata që s’e kanë emrin në listën e votueseve mund të përdorin të drejtat për ankesë.

Me shumicë votash është miratuar lista e votueseve jashtë vendit. Ndërsa s’ka kaluar propozimi i Kurteshit për zgjatje të afatit për votim jashtë vendit.

Po ashtu, KQZ-ja ka akredituar vëzhguesit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Tutje, numri i vëzhguesve:

211 vëzhgues për KDI-në, 656 PDK-në, 5 nga Germin, 180 nga Syri i Vizionit, 20 vëzhgues nga D+, 41 për BIRN-in, VV-ja 25 vëzhgues, 3 vëzhgues nga Anadolu Agency dhe 2 nga Tv gjerman.

Po ashtu, KQZ-ja ka miratuar edhe rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve në vendvotim nga 750 në 950 votues.

Certifikohet lista e votuesve, 1 milion e 794 mijë e 862 votues brenda Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Sipas KQZ-së numri i votuesve brenda Kosovës është 1 milion e 794 mijë e 862 votues, apo 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet paralamentare të vitit 2019.

Arsyeja se përse ka më pak votues në këto zgjedhje është për shkak se KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista votuese 122 mijë e 421 persona të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuar nga UNMIK-u. Sipas KQZ-së, dokumentet e UNMIK-ut nuk shërbejnë për t’u identifikuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Po ashtu, KQZ-ja ka larguar nga lista votuese edhe 11 mijë e 86 persona të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak se kanë vdekur.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Tutje, Sami Kurteshi ka thënë se është gabim të mos certifikohen votuesit vetëm pse nuk kanë shkruar numrin e telefonit apo që kane mbiemër të njëjtë. Sipas tij këto raste duhet verifikohen dhe të hyjnë në listën e votueseve.

Përfaqësuesi i PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë se ka pas raste brenda formularëve të cilët kanë qenë të paidentifikueshme.

KQZ -ja ka miratuar fletëvotimin dhe broshurën për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021 për zgjedhjet e 14 shkurtit

Burim Ahmetaj tha se fletëvotimi përmban të gjitha kriteret e përcaktuara siç është logo e KQZ-së emrin dhe numrin e subjekteve politike si dhe numrat për kandidatet. Ai ka thënë se fletëvotimi përmban edhe efektet e sigurisë.

Valdete Daka ka thënë se ja dy lloje të fletëvotimeve.

Arianit Elshani nga PDK ka thënë se ata në përputhje me ligjet kanë kërkuar që brenda fletëvotimeve të jetë edhe slogani rimëkëmbje. Ai ka kërkuar që kjo kërkesë të përfshihet duke shtuar se ata si parti nuk janë informuar për kërkesën e tyre nëse do të aprovohet ajo.

Sami Kurteshi ka thënë se partitë sipas rregullores aplikojnë në bazë të emrit dhe akronimit jo sloganit.

Me shumicë votash është miratuar fletëvotimi për zgjedhjet. Ndërsa s’ka kaluar  rekomandimi i përfaqësuesit të PDK-së që në fletëvotim të jetë edhe slogani i partisë.

Valdete Daka ka kërkuar që fletëvotimi të publikohet sa më shpejt në webfaqe në mënyrë që të filloj votimi nga diaspora.

Anëtarët e KQZ-së kanë diskutuar propozimin e broshurave me listat e kandidatëve.

Nisma ka kërkuar që të hiqen të gjitha zbrazëtirat dhe të bëhet riradhitja, qëndrim të njëjtë ka dhënë edhe AAK-ja.

VV ka thënë se lista e tyre s’do të ndryshojë dhe do të jetë ajo çfarë ka qenë  prej 110 deputetëve.

Sipas vendimit broshurat do të jenë me emrat e kandidatëve të certifikuar.

Sami Kurteshi ka thënë se kjo gjë po bëhet për të hequr nga lista Albin Kurtin.

Propozimi i VV-së që listat të mbesin siç janë, nuk ka kaluar. Ndërsa propozimi i Nismës që listat në broshurë të ndryshohet ka marr 8 vota për

Të ngjashme