Votimi përmes postës mbyllet nesër

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Sot është dita e parafundit që aplikuesit e regjistruar suksesshëm të votimit përmes postës të votojnë.

Saktësisht, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor, pra ditën e nesërme.

Votimi përmes postës ka filluar më 19 shtator.

Kujtojmë se nga 40 mijë e 313 aplikacione për të votuar përmes postës që janë pranuar dhe proceduar në KQZ, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Gjithsesi, nga njohës të çështjeve ky është një numër i konsiderueshëm i votave të diasporës që mund të ndikojnë edhe në rezultat në rast se gara është e ngushtë.

Të ngjashme