Votimi pro dhe kundër i Qeverisë Hoti

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka bërë një sqarim lidhur me rezultatin e votimit në seancën e sotme të Kuvendit ku është votuar Qeveria Hoti.

Kuvendi bën të ditur se prezentë në sallë ishin 86 deputetë, 61 prej tyre kanë votuar pro, 24 deputetë kundër dhe 1 deputet ka abstenuar.

Kuvendi njofton se nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratikë të Kosovës prezentë në sallë ishin 26 deputetë, ndërsa ka munguar Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli ( Votimi LDK 25 vota pro dhe 1 abstenim).

Nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës prezentë në sallë ishin 24 deputetë (Votimi 24 kundër).

Nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prezentë në sallë ishin 13 deputetë. (Votimi: 12 për (deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka liruar sallën në kohën e votimit)

Nga Grupi Parlamentare i Nismës Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e re prezentë në sallë ishin deputetë (Votimi 6 për)

Nga Grupi Parlamentar i Listës Serbe prezentë në sallë ishin 10 deputetë (Votimi 10 për).

Minoritetet jo serbe: prezentë 8 deputetë. Munguan: Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi (Votimi: 8 për).

Të ngjashme