Votimin përmes Postës fillon sot, KQZ-ja vendos edhe se si do të duket fletëvotimi

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të vendos për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Sot gjatë ditës pritet që të fillojë edhe votimi përmes Postës për votuesit jashtë vendit, i ka konfirmuar Ekonomia Online, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

“Po besojmë se sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me Votimin përmes Postës”.

Ai ka sqaruar se gjatë ditës KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës ku do të ketë një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit.

“Do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme