Votohen ndryshimet në Ligjin për Këshillin Ekonomik-Social, komunitetet të pakënaqura

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 11:31 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka shqyrtuar dhe miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social dhe Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i Komisionit, Xhelal Sveçla, tha se materiali është marrë nga dy komisionet dhe nuk ka vërejtje, prandaj edhe ky komision i votoi të dy projektligjet.

Anëtari, Danush Ademi, tha se në plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social nuk po përkrahen pakicat dhe nuk po merren parasysh kërkesat e tyre.

“Po shkelet një e drejtë e pakicave që po kërkojmë të ndryshohet kriteri për asistencë sociale për 5 vjet të mos jetë ky kriter, por të rritet”, tha ai.

Sveçla tha se kjo kërkesë do të merret parasysh, Ademi tha se kjo është një vërejtje që pakicat të respektohen kur të ketë kërkesa.

Të ngjashme