Votohet Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 12:15 | Nga Besjana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka votuar Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, tha se nuk është definuar se cka është vlerë e UÇK-së, por u shpreh se do ta përkrahin këtë projektligj.

“Nuk është definuar se çka është vlerë e UÇK në tërë ligjin unë nuk kam vërejt një gjë të tillë, një tjetër është se me pas një institucion të caktuar për mbrojtjen e vlerave dhe në ligj veçohet drejtoria politike si institucion në vete nuk e di pse ndodh kjo kur kjo është në kuadër të asaj që ka qenë Ushtri Çlirimtare e Kosovës”, tha Kurteshi.

“Mirë që po vije një ligj i tillë dhe një kategori e veçantë e Kosovës po bëhet me ligj dhe uroj që ky ligj të del sa më mirë dhe i kompletuar”, tha ai.

Anëtarja e komisionit nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu e ka konsideruar të vonuar hartimin e këtij ligji, duke kërkuar zbatim të tij konform titullit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

“Ju përgëzoj dhe gjithçka e vonuar, por megjithatë nuk do thotë që është komplet por unë e përkrahi me anëtarët e tjerë dhe megjithatë ka kohë të japim mendime tona për ndryshim dhe pres të bëjmë në ligj”.

“Jo pse është i vonuar por një ligj jo me qenë në rrugën e ligjeve që zakonisht kemi bërë dhe janë problem në zbatim, por të jetë ligji konform titullit të tij për vlerat e UÇK”, tha Haxhiu.

Arbrie Nagavci, nga VV-ja ka kërkuar që të sqarohet se çka është vlerë e luftës, kush është autoritet që do të kujdeset për këto vlera, ngase në ligj nuk përcaktohen.

“Ligji është i nevojshëm dhe duhet përkrahet edhe pse pajtohem se përkundër që janë të shënuara vlerat e UÇK mendoj se është e rëndësishme të caktohet se çka është vlerë dhe kush është autoriteti që do kujdeset për këto vlera është e rëndësishme se kush do të i mbroj këto vlera që ligji nuk i tregon”, tha Nagavci.

“Është ligj që na siguron që bën trajtimin më të mirë të vlerave të UÇK dhe nuk inicion çështjet politike”, tha ajo.

Driton Çaushi, nga PSD-ja, edhe pse ka përkrahur këtë projektligj shprehu dyshimin se ai mund të gjejë zbatim duke marrë për bazë keqpërdorimet që kanë ndodhur me listat e veteranëve, raporton EO.

Çaushi tha se nëse nuk ekziston dëshira e pushtetit për këtë nuk mund të ketë ndryshime pasi që vendimmarrësit kanë rrënuar vlerat e UÇK.

“Ajo që e shoh të rëndësishme është një formalizmi i vazhdueshëm më rritje të vlerave të luftës të pakontestueshme por që ka ec paralelisht me degradidimin e këtyre vlerave nga elitat vendimmarrëse të Kosovës”, tha Çaushi.

“Rasti i listave të veteranëve tregon më se miri këtë fenomen dhe nuk shoh arsye me besuar se miratimin i ligjit do na obligoj neve si shoqëri dhe vendimmarrësit që kanë udhëhequr qeverinë e Kosovës do të trajtojnë ndryshe këtë kategori”, tha ai.

Shemsi Syla, nga VV-ja tha se duhet ende shumë punë në mënyrë që ligjit të jetë funksional, por që nëse nuk parashihen sanksione, shprehu dyshime si mund të zbatohet.

“Një nismë e qëlluar dhe e vonuar, por këtij ligji i mungon shumëçka janë disa standarde, por si ide është e qëlluar dhe në të ardhmen do përmirësohet të bëhet ashtu siç dëshirojmë. Ligji nuk parasheh sanksione dhe ky ligj pa këto nuk e di se si funksionon”.

Anëtarë i grupit punues të këtij projektligji, Fadil Beka tha se modeli është marrë nga Kroacia, dhe se është në përputhje me ligjet në fuqi.

“Modeli është marrë nga kroatët, mekanizmin mbrojtës për këto vlera dhe mbrojtës është konform ligjeve që janë në fuqi dhe mbulohet edhe këto shkelje të mundshme”.

Të ngjashme