Votohet rezoluta e VV-së, i kërkohet Qeverisë marrja e masave për rritjen e çmimeve

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që kërkon marrjen e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë.

Kjo rezolutë kaloi me 61 vota, raporton Ekonomia Online.

Nga Qeveria është paralajmëruar një ligj për caktimin e marzhës së fitimit maksimal për produktet bazë, ngjashëm siç është bërë me çmimin e derivateve.

Të enjten, Kuvendi ka miratuar edhe raportet vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it për vitin 2021.

Është miratuar edhe Ligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Lexo më shumë:

Të ngjashme