Votohet rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Sot në seancën e Kuvendit është votuar kaloi Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Kjo rezolutë kaloj me 53 vota për e 11 abstenime.

“Kjo rezolutë kërkon që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare”.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Duke falënderuar deputetet për mbështetje ndaj kësaj rezolute, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në profilin e saj në facebook, njoftoi se me këtë rezolutë kërkohet që të largohet plotësisht kriteri diskriminues prej minimum 15 vjet pune.

Shkrimi i plotë i Haxhiut: 

Me 53 vota për dhe 11 abstenime kaloi Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës

Më në fund mora besimin e grupeve parlamentare të Ldk-së dhe Pdk-së, dhe komuniteteve pakicë jo serbe, për votimin e rezolutës për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Kjo rezolutë kërkon që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare.

Falënderoj deputetët për mbështetje!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme