Voton bashkëshortja dhe djali i Hashim Thaçit

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi bashkë me djalin e tij Endrit Thaçi, kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që mbahen në mungesë të ish-presidentit Thaçit, ndërkohë ky i fundit ka shfrytëzuar të drejtë për votim përmes postës.

Thaçi kishte bërë kërkesë që të lirohet nga paraburgimi, por që një kërkesë e tillë ishte refuzuar.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme