Voton Daut Haradinaj, me vështirësi e gjen emrin në listë

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 13:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse e pati të vështirë ta gjejë emrin e tij në listën e votuesve, kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Daut Haradinaj ka votuar në Filologjik, raporton Ekonomia Online.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Lola, Haradinaj ka thënë se e rëndësishme është pjesëmarrja në këto zgjedhje.

“Fillimisht është me rëndësi pjesëmarrja e qytetarëve dhe natyrisht të drejtën me vendos e ka sovrani, natyrisht procesi ka shkuar shumë mirë dhe rezultatin do ta shohim më vonë”.

“Gjithsesi thirrja ime për të gjithë është, dilni votoni shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike”.

“Pse ne kemi luftuar për me ardhur deri te liria është pikërisht që populli me vendos për fatin e vet”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme