Voton deputeti Adem Hoxha

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 17:44 | Nga Kastriot Kokollari

Deputeti Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), ka hedhur votën e tij për president në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

Po ashtu edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi, ka hedhur votën e tij në kuti.

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë, të cilët po votojnë në raundin e parë për presidentin. Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh.

No description available.

Të ngjashme