Voton deputetja Grainca, e cila kaloi nga PDK-ja në VV

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 19:06 | Nga Kastriot Kokollari

Deputetja e PDK-së që i është bashkuar grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Adelina Grainca, ka hedhur votën e saj në kuti në seancën për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ka nisur rundi i tretë i votimit për president të Kosovës.

Në dy rundet e para Vjosa Osmani nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për presidente.

Në këtë rund nevojiten 61 vota pro e në kutinë e votimit duhet të jenë 80 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca.

Në një deklaratë për media, PDK-ja ka thënë se këtë vendim e mori pasi Grainca “tradhtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”.

Kjo parti po ashtu ka akuzuar atë se ka bërë pazare me kryeministrin Albin Kurti.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe qasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”.

Të ngjashme