Voton edhe Fatmir Limaj, uron qytetarët dhe i fton për të votuar

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 10:49 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas liderëve të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Limaj pas votimit ka thënë se kjo është një ditë për të uruar sepse mundësohet për të zgjedhur ata që duan dhe që shpresojnë për t’i përmbushur objektivat e tyre.

“Shpresoj që në mbrëmje në kutitë e votimit të jetë zgjidhja që kanë bërë qytetarët e Kosovës. Zgjidhje e cila do t’u jep zgjidhje problemeve të tyre”, ka thënë ai.

Të ngjashme