Voton Erden Atiq: Jam optimist për fitore

Mitrovica e Veriut | 29 Nën 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Vetëvendosjes në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq është shprehur optimist për fitore, raporton Ekonomia Online.

Pasi hedhi votën e tij në kutin e votimit, Atiq tha se procesi ka shkuar mirë dhe se kanë pasur vetëm një incident të vogël që është tejkaluar shpejt.

“Sapo e kreva procesin e votimit. Presim rezultate të mira, procesi shkojë mirë. Kemi pasë problem, ka pasë një tendecë me largu vëzhgues por me intervenimin e KQZ-së është tejkalu kjo”, tha Atiq.

Ai ka apeluar te qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për të votuar.

No description available.

Të ngjashme