Voton Isa Mustafa, fton qytetarët të zgjedhin më të mirin

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 09:58 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë më bashkëshorten e tij ka votuar në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Në një prononcim për mediet pas votimit, ish-kryeministri ka ftuar qytetarët që të votojnë për “më të mirin”.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën, kur qytetarët vendosin për kryetarë të komunave. Shpresojmë që qytetarët të zgjedhin më të mirin”.

“Uroj që qytetarët të dalin të votojnë, për ata që mendojnë se e meritojnë votën e tyre”, tha Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme