Voton Kadri Veseli, thërret të votohet lirshëm

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 10:26 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë votuar në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet, raporton EkonomiaOnline.

Kadri Veseli pasi ka votuar ka thënë se qytetarët  le të votojmë lirshëm, le të votojmë për shtetin e tyre për sovranitetin për zhvillim ekonomik.

“Falënderoj të gjithë ata që na kanë mundësuar që sot të kemi mundësi të votojmë. Qytetarët tanë le të votojnë lirshëm për shtetin e tyre për zhvillim ekonomik kjo është më së miri”, tha Veseli.

Ai ka pranuar faktin që ka harruar letërnjoftimin pasi që bashkëshortja ka kërkuar që të kombinohen më veshje. Veseli ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë, raporton EO.

Veseli falënderon institucionet e sigurisë dhe vëshguesit për punën në mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Veseli pasi ka votuar përmes një postimi në Facebook ka falënderur të gjitha institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombetare, por edhe vëzhguesit që po përkujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

“I falënderoj Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, KFOR-in dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për sigurinë e ofruar në ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu, i falënderoj të gjithë vëzhguesit e Bashkimit Evropian që po përkujdesen për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike”, ka shkruar ai.

Të ngjashme